Nga Korça, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte “një atentat ndaj pluralizimit politik”.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se kjo është një lojë e tij që tregon panikun përballë opozitës, ndërsa u shpreh se më 14 do të kenë një fitore të plotë.
“Ju më keni pyetur dhe më përpara për këtë vendim dhe unë ju kam thënë cilido që të jetë vendimi i Edi Ramë atij do t’i kthehet në boomerang e kam pasur parasysh kontrollin brutal të tij ndaj gjykatave dhe unë nuk kam pasur pritshmëri objektive apo racionale të gjykatave sepse kjo çështje u zgjidh para një viti dhe me urdhër të Edi Ramës nuk u protukollua vendimin i gjyqtarit. Pra e gjitha është një lojë e tij që tregon panikun përballë opozitës së bashkuar, e cila është tërësisht e përgatitur për këtë situatë dhe do t’i përgjigjet në mënyrën më adecuate kësaj tentative, këtij atentat ndaj pluralizmit politik që s’ka të bëjë vetëm me një parti por njëkohësisht ka të bënë me pluralizmin politik kur aventurieri Edi Rama mendoi se mund të luajë në këtë mënyrë me vulën e një partie mendoni se çfarë bën me atë të hipotekave, por drejtësia nuk heton se pse pas tyre fshihet Edi Rama.
Opozita është më e angazhuar në synimin e saj për një fitore të plotë më 14 maj, ajo që ndodhi ne Shkodër do të ndodhi në të gjithë Shqipërinë më 14 maj, kandidatë e primareve janë të opozitës së bashkuar dhe të vërtetë, prandaj do të jenë kandidatë fitues dhe gëzojnë përkrahjen tonë dhe në 14 madhe dhe Korça do të hyjë në rrugë e ndryshimit”, tha Meta.