Meghan Markle është në një betejë ligjore me britaniken Associated Newspapers Ltd (ANL), që publikon Mail on Sunday dhe MailOnline, për shkak të shkeljes së privatësisë. Mirëpo, së fundmi, Meghan e ka shtyrë gjyqin dhe kjo gjë ka nxitur spekulime se dukesha është shtatzënë për herë të dytë.
Meghan kohët e fundit i ka kërkuar gjykatës të shtyjë gjyqin për një datë të dytë, sipas gjykatës për “arsye konfidenciale”. Gjyqi ishte planifikuar të fillonte më 11 janar, por të enjten gjykatësi miratoi kërkesën e Meghan-it për ta shtyrë gjyqin, në një datë të dytë që u caktua të jetë 15 tetori i 2021-shit. Fiks 9 muaj më vonë.
Fakti që gjyqi u shty me saktësisht nëntë muaj, ka nxitur reagime te fansat mbretërorë që mendojnë se kjo gjë lidhet me një shtatzëni të dytë të Meghan-it.
Si qëndron e vërteta mbetet për t’u parë, por duke qenë se Meghan dhe Harry lanë detyrat mbretërore dhe u shpërngulën në SH.B.A. për arsye privatësie, dyshojmë se do ta mësojmë menjëherë lajmin kur ajo vërtet të jetë shtatzënë.





