Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, pasi të shtunën SPAK arrestoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe vendosi dy masa sigurie ndaj tij.
Berisha u shpreh se është njohur me akuzat e SPAK të cilat i cilësoi paçavure të kryeministrit Rama.
Më tej ai tha se Malltezi është vënë në pranga vetëm se është dhëndri i tij.
“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Ramës dhe SKAP-istëve deklaroj me përgjegjësi të plotë se kemi të bëjmë me një fletërrufe që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroit psiqik të Ramës, ligësinë e tij shpirtërore dhe të SKAP-istëve që ndajnë të njëjtin moral me të. Ajo është një kosh, me gënjeshtra, shpifje të ulta, manipulime dhe trillime monstruoze, faktojnë karakterin e pamoralshme, ndaj meje dhe Malltezit, vetëm se është dhëndrri im”-tha Berisha.