Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin special për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar te Bashkia e Tiranës, duke pezulluar kështu dhe ndërtimin e Teatrit të ri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thotë se Gjykata Kushtetuese foli, ndërsa tanimë radhën e ka SPAK.

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”, shkruan Basha.

Këtë të premte Gjykata Kushteteuse vendosi gjithashtu për të pranuar pjesërisht kërkesat e Presidentit Ilir Meta për Teatrin e ri.

Postimi i plotë i Bashës: