Pas vrasjes së biznesmenit 64-vjeçar mbrëmë në Tiranë, zbardhet e kaluara si dhe disa nga pistat ku po heton policia në lidhje me shkaqet dhe motivet e ekzekutimit.
“BalkanWeb” publikon vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë e cila mban datën 18.12.2009, kur biznesmeni i vrarë me silenciator Afrim Begalla është paditur nga Floresha Selmani, pasi nuk i është kthyer borxhi në vlerën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira.
Viktima sapo ka zbritur nga kati i pestë i pallatit, ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.
“Kërkojmë sqarim dhe interpretim vendimi gjyqësor nr.10673, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili nuk është ekzekutuar duke interpretuar që : Detyrimin e palës së paditur Shoqërisë “Lab” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Afrim Begalla, t'i kthejë palës paditëse Floresha Selmani shumën e marrë hua së bashku me kamatat e arrira (të llogaritura si interesa bankare) në masën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira (si interesa bankare) nga data 03.04.2009 deri në datën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, thuhet në objektin e gjykimit nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënënë fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranes.
Dokumenti i plotë i Gjykatës: 1400231740-Floresha-Selmani-sqarim-interpretim-vendimi-Pr.Lf (1)





