Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Veliaj shkruan në një postim në “Twitter” se Kushtetuesja la në fuqi vendimin për prishjen e teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijoj puna për ndërtimin  e teatrit më të madh në Ballkan.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.