Harry Kane çdo ditë e më shumë e ka të qartë se ku dëshiron të vijojë karrierën e tij. Sulmuesi anglez po përgatitet për atë që mund të jetë kontrata e fundit e rëndësishme e karrierës së tij dhe gjithçka të bën të mendosh se do të jetë me Bayernin e Mynihut.

Pas një vere, ku emri i tij u lidh me atë të Barcelonës, sulmuesi konfirmoi se tashmë kanë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë. Harry Kane u transferua te Bayerni i Mynihut në verën e 2023 nga Tottenham dhe në 3 sezone është shndërruar në një pikë referimi të skuadrës së tij. Shifrat e tij flasin për rëndësinë e kapitenit të kombëtares angleze; 146 gola në 149 ndeshje zyrtare me klubin gjerman e për më tepër Harry Kane vjen pas një sezoni spektakolar me 61 gola në të gjithë kompeticionet. Po kështu ai u shpall shënuesi më i mirë në Bundesligë për të tretin vit radhazi dhe ndihmoi Bayernin të fitojë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë

Po kështu edhe në klub askush nuk e ka fshehur dëshirën për ta mbajtur Kane në skuadër. Shefi Ekzekutiv i Bayernit javët e kaluara siguroi se të dyja palër janë shume të interesuar të zgjasin kontratën me Kane edhe pas vitit 2027.

Tani vetë protagonisti i kësaj historie bëri një hap para. Pas fitores së Bayernit ndaj Stuttgart në javën e parë të kampionatit, Kane shpjegoi se bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur. ‘Takimi i parë u zhvillua javën e kaluar-zbuloi sulmuesi anglez-kjo është diçka që nuk mund të bëhet në 1 apo 2 javë. Bëhet fjalë për detaje’.

Kane më pas vuri në dukje rëndësinë që ka për të marrëveshja e ardhshme për shkak edhe të moshës.

‘Jam 33 vjeç, kështu që për mua ka mundësi të jetë kontrata ime e fundit, të paktën e kontrata e fundit e rëndësishme-vijoi Kane.

Pavarësisht gjithçkaje, mesazhi i kombëtares angleze përçoi qetësi dhe optimizëm. ‘Gjithçka po shkon mjaft mirë’-tha Kane duke e lënë të qartë se të dyja palët po punojnë për të arritur një marrëveshje. Sulmuesi dëshiron të qëndrojë te Bayern dhe klubi dëshiron që ai të vazhdojë të jetë pikë referimi e projektit të tij.