Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e fortë që dha Sekretari amerikan i Shtetit, pas vendimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e separatistëve në dy rajonet lindore të Ukrainës.

Ne dënojmë me forcë vendimin e Presidentit Putin për të njohur të ashtuquajturat “Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut” si “të pavarura”, thuhet në mesazhin e Blinken, postuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Për Amerikën, ky vendim që ka marrë Vladimir Putin, kundërshton drejtpërdrejt angazhimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë.

“Siç thamë kur Duma bëri kërkesën e saj për herë të parë: ky vendim përfaqëson një refuzim të plotë të angazhimeve të Rusisë sipas marrëveshjeve të Minskut, kundërshton drejtpërdrejt angazhimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe është një sulm i qartë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka thënë Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken.