Administrata shtetërore do të jetë në punë këtë të shtunë e cila përkon me datën 23 dhjetor.

Ky vendim është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, për të zëvëndësuar të hënën e 27 nëntorit, atëherë kur të gjithë punonjësit e administratës ishin pushim për festat kombëtare.

Mesohet se të shtunën do të zbatohet orari zyrtar 08:00-16:30.