Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, më 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Vendimi u mor në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas vendimit, dita e punës e datës 26.12.2025 do të zëvendësohet me një ditë pushimi tjetër brenda tremujorit të parë të vitit 2026. Institucionet e administratës shtetërore janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D I M PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.