Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda i janë bashkuar reagimeve të ashpra kundër vendimit të marrë nga presidenti amerikan Donald Trump për të ndaluar financimet për OBSH-në, në mes të pandemisë.
Gates deklaron se vendimi i Trump për të ndaluar fondet për OBSH-në është “kaq i rrezikshëm sa edhe tingëllon”.
“Ndalimi i fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit gjatë një krize botërore shëndetësore është po aq e rrezikshme sa tingëllon. Puna e tyre po ngadalëson përhapjen e COVID-19 dhe nëse ajo punë ndalet, asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë ato. Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, shkruan ai në Twitter.
Fondacioni Gates është një nga donatorët më të mëdhenj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.





