Policia ka zhvilluar një aksion blic mëngjesin e sotëm, duke bërë kontrolle në banesat e gjyqtarëve që dhanë vendimin për uljen e dënimit të Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda.

Burimet bëjnë të ditur se kontrollet janë kryer nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas policisë, këto kontrolle vijnë pas informacionit se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli janë gjyqtarët të cilëve po iu kontrollohen banesat.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.