Pas vendimit të DASH për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Duka shkruan në Facebook se "pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto."
Sipas Dukës, shumë shpejt do të shpallet "NON GRATA" gjithë Rilindja!
POSTIMI I PLOTË
Shumëkujt deklaratat, qëndrimet dhe akuzat e opozitës, mund t’i kenë tingëlluar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një individ, por me një grupim të strukturuar, shembja e të cilit do të vijojë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!





