Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme me ministren britanike, Wendy Morton, ka folur edhe për përjashtimin e deputetit Noka nga Komisioni i Sigurisë.

Ai tha se deputeti Noka nuk është larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së por është paralajmëruar.

Zotit Noka i është komunikuar largimi nga Komisioni i Sigurisë. Nuk është përjashtuar është paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën të mbetemi peng i interesave personale.  Sajesat dhe shpifjet i shërbejnë Edi Ramës.  Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale. Vendimi im është marrë për të shmangur përçarjet.  Shtrembërime të tilla nuk lejohen.”,- tha Basha.