Vetëm disa ditë para afatit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore, gjykata e Apelit ka reaguar lidhur me çështjen e vulës së PD.
Apeli njofton se do të shqyrtojë me datë 3 mars çështjen. Trupi gjykues përbëhet nga relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.
NJOFTIMI:
Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh interesimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:
Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.