Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për mosngritjen e komisionit hetimor “Becchetti”, duke e cilësuar këtë një vendim antikushtetues.

Në një komunikim me gazetarët, nënkryetari Rushaj tha se PS-ja nuk mund të barazoj interesin e shqiptarëve me interesin e kryeministrit Edi Ramës.

“Ndërkohë, duket që ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor “Becchetti”. Justifikimi për këtë është një letër që paska sjellë Avokati i Shtetit dhe socialistët thonë që ngritja e Komisiionit Hetimor “Bechetti”, që do të hetonte përse shqiptarët do të paguajnë thuajse 120 milionë euro, është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt mosngritja e këtij Komisioni është në interes të Edi Ramës. Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij. Kjo në shkelje të plotë Kushtetutës, në shkelje të plotë të vendimeve të qarta të Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë krijuar jurisprudencë të qartë për çdo aspekt të këtij Komisioni. Natyrisht ne nuk do e pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarë ne kemi në dorë, çfarë ne kemi mundësi të bëjmë që ky Komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë se përse do të paguajnë 120 milionë euro.”,- tha Rushaj.

Për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Rushaj tha se është në kompetencën e kryetarit të PD-së.

“Vendimi që mori z.Basha është një vendim i marrë në përputhje me kompetencën që kryetari ka, sidoqoftë është një vendim i brendshëm i Partisë Demokratike, padyshim do të respektohet çdo procedurë.”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.