Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj do të dalin në një konferencë për shtyp në orën 17:00.
Mësohet se në konferencën e përbashkët, Rama do të japë vendimin zyrtar të BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen, bëjnë të ditur burime diplomatike për median italiane “Ansa.it”.





