Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka komentuar procesin gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
I ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24, Gjiknuri tha se pa dashur të paragjykojë vendimin e gjykatës, uron të jetë i bazuar në prova, në ligj, në mënyrë që t’i shërbejë të mirës publike.
“Duke qenë se vi nga drejtësia, janë disa parime që na kanë udhëhequr, më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg. Nuk mund të paragjykoj vendimin. Vetë ai ka thënë që ka besim te drejtësia. Mendoj nuk janë ato standarde prove për akuzat. Me rëndësi është gjykata të jetë e pavarur në vendimin e saj. Një mik më tha sot: Jetomë në kohë tjetër, je i fajshëm deri sa të dalësh i pafajshëm, gjyqin ta bëjnë studio, politika. Më mirë të kemi një drejtësi të mbështetur në prova se të kënaq orekset politike. Çështja do të marrë kohë se edhe do të apelohet. Shpresoj të jetë i bazuar në prova, e me standarde. Nuk paragjykoj procesin, nuk jam pjesë e tij. E rëndisshme është të të jetë i bazuar në ligj e t’i shërbejë të mirës publike.” u shpreh Gjiknuri.





