Trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendim për vulën e PD-së.
Togat e zeza kanë vendosur të rezervojnë të drejtën për t’u shprehur në fund të gjykimit në lidhje me kërkesat paraprake të palëve.
Apeli bashkë me çështjen përfundimtare do ti japë zgjidhje edhe kërkesës paraprake të palëve.
Në kërkesën paraprake, përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso kërkoi rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt, pra lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.
Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Rezart Kthupi ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.