Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin e punonjësve në strukturat vendore për fundvit, duke njohur përkushtimin e tyre gjatë menaxhimit të sezonit turistik. Sipas urdhrit të miratuar nga autoritetet, çdo punonjës me gradë policore do të marrë 30,000 lekë.
Shpërblimi është dhënë “për angazhimin dhe profesionalizmin në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik”, duke u dhënë si një nderim dhe stimul për punën e tyre në fund të vitit. Struktura e burimeve njerëzore në nivel vendor do të hartojë urdhrat për shpërblimin dhe relacionin përkatës, ndërsa drejtuesit e strukturave vendore duhet të zbatojnë menjëherë vendimin.
Efektet financiare të këtij urdhri mbulohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për programin “Policia e Shtetit”. Urdhri hyn në fuqi menjëherë.





