10 persona, dëshmitarë në vendin e ngjarjes, në atentatin e ndodhur në zonën e Nishtullës, janë shoqëruar për t’u pyetur në polici për të dhënë sqarime mbi rrethanat e krimit të rëndë që tronditi Durrësin mbrëmjen e sotme.
Policia e Durrësit ka ngritur postblloqe të shumta, ndërkohë që në zonën e Bishtit të Zhurit, në Rrogozhinë, ëështë gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit.
Dy viktimat e atentatit në Durrës janë Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.
Mësohet se Shkoza ishte subjekt i OFL-së, pasi ishte i dënuar me 8 vite burg.





