Njolla gjaku dhe xhama të thyer, këto janë ajo çfarë ofron vendngjarja e atentatit të një nate më parë (20 korrik) në një lokal në Memaliaj.
Siç shihet edhe nga këto foto, viktimat ishin në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa janë qëlluar me breshëri armësh.
Policia ka nisur një operacion në të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.
NGJARJA
Memaliaj u trondit mbrëmjen e kaluar (20 korrik) nga një ngjarje kriminale, ku tre persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ku në rrethana ende të paqarta autorët hynë dhe qëlluan duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç (vellai i Shyqyri Kalemit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.