TIRANË – Vendorët lënë prapa administratën qendrore në mbledhjen e taksave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në periudhën janar-nëntor 2012, të ardhurat nga pushteti vendor u realizuan në masën 91.2 % të planit, ndërkohë që të ardhurat nga tatimet dhe doganat për këtë periudhë ishin sa 89.9% e planit. Të ardhurat në buxhet në total u realizuan në masën 90.6 %.
Nga të dhënat rezulton se bashkitë dhe komunat kanë qenë të suksesshme në mbledhjen e taksës për biznesin e vogël. Të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar për periudhën 11 mujore në masën 113.9%, ndërkohë që rritje kanë pësuar edhe të ardhurat nga taksat lokale dhe taksa mbi pasurinë.