Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat tha se në zgjedhjet e vendoreve, e rëndësishme është që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki.
Meta: Ne luftojmë të dalim forcë e parë në këshillat bashkiakë është e drejtë e çdo forcë të arrijë maksimumin e vet. Këshilli bashkiak i Tiranës do të jetë shumë herë më i fuqishëm se parlamenti që ende ka ca ‘kërpërata’.
Në kushtet e ballafaqimit me një regjim mafioz, sa i takon kandidatëve është shumë e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki. Dhe në këtë drejtim kemi bërë të qartë se nuk do vemë kushte për asnjë bashki. Nëse do ketë kandidati nga Partia e Lirisë ajo është një çështje që do bisedojmë dhe do gjejmë mënyrë më të mirë që ky të testohet.
PD ka nisur procesin e saj të primareve, një praktikë shumë demokratike, ju e dini se i vlerësoj primaret se është praktike demokratike, por njëkohësisht ato që i bëjnë duhet të marrin masat edhe për cilësinë e tyre. Kemi kërkuar sot që të marrin përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Nuk do mbetet ideja se u bënë primaret, por do mbetet cilësia e tyre. Kanë eksperiencë për të bërë punën më të mirë.





