Me përmbylljen e afatit të fundit për regjistrimin e partive politike në garën për bashkinë e Kukësit më 1 Shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërkesave të subjekteve zgjedhore.
Përmes një deklarate, KQZ njofton zhvillimin e një seance publike këtë të hënë, ora 12:00, ku nuk kalon pa rënë në sy përplasja mes dy PD-ve, e Bashës dhe Berishës.
Pavarësisht përpjekjeve për të pasur një kandidat të përbashkët, opozita do të shfaqet sërish e përçarë edhe në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. Sali Berisha ka vendosur të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të marrë formalisht PD-në, duke tentuar të regjistrohet në zgjedhje si Partia Demokratike përballë Partisë Demokratike të Shqipërisë të Lulzim Bashës.
Në rendin e ditës të KQZ, krahas shqyrtimeve të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, do të ketë edhe rishikim për plotësimin e vakancave në këshillin e Bashkisë Pogradec, Dropull, Memaliaj, Librazhd, Belsh, Lezhë, Dibër dhe Kuçovë.
Rendi i ditës:
- “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Lulzim Basha)
- “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Sali Berisha)
- “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
- “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
- Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pogradec, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, z. Jovan Filip Shkëmbi”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Pandeli Ahilea Kuremeno”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Memaliaj, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Flamur Zenel Mushamataj”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Librazhd, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Demokracia Sociale”, zj. Erjola Syri Albrahimi”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Hysa”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Enkeleda Baftjar Kullolli”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Ervina Sefedin Meta”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Adelina Pashko Toma”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Vera Gjok Deda”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Flora Pjetër Margjonaj”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Andrit Ilmi Lika”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kuçovë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Rumbullaku”.