Një vrasës i arratisur italian, i cili vrau dy shqiptarë për hakmarrje në 2012-n është arrestuar në Barcelonë. Italiani ishte liruar me kusht deri në përfundim të hetimeve, por theu vendimin e gjykatës duke u arratisur drejt Spanjës.
Maurizio Archinito, 26 vjeç, goditi dhe vrau shtetasit Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 28 vjeç, në Abbiategrasso pranë Milanos në vitin 2012, pasi ata i hynë në banesë dhe lanë një vibrator në shtratin e prindërve të tij.
Archinito u dënua për vrasjet e shqiptarëve së bashku me vëllain Mattia, në korrik të vitit të kaluar, por u arratis në Spanjë, ndërsa kishte marrë lirinë me kusht. Archinito u lirua fillimisht dhe nëna e tij gënjeu autoritetet duke thënë se ata kishin qenë në banesë duke parë filmin “L’onore e il rispetto”’ – (Nder dhe Respekt).
Megjithatë, aktgjykimi i pafajshëm u hodh poshtë. Vrasjet ndodhën më 16 nëntor 2012 në Abbiategrasso pranë Milanos. I burgosuri dhe vëllai i tij qëlluan për vdekje dy shqiptarët me një pushkë dhe një pistoletë, duke i vrarë nga distanca të afërta për shkak të hakmarrjes. Motivi ishte gjesti ofendues i viktimave me sa duket të kryer gjatë vjedhjes, të cilët kishin lënë një vibrator në shtratin e prindërve të vëllezërve italianë.





