Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar dhe ka proceduar penalisht një shtetas tjetër në Berat, të cilët dyshohen se kanë vendosur zjarr në fshatrat Arrëz dhe Bogovë.
Shtetasi A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Arrëz, u arrestua pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 110 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë.
Ndërkohë shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Skrapar, është proceduar në gjendje të lirë pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në vendin e quajtur “Rrasa e Dobrushës”, Bogovë, për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke, pronë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.