Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka ngritur flamurin shqiptar në objektin e këtij këshilli.

Mustafi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vjet radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Sipas tij, nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i moszhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja e flamurit kombëtar për një ditë të vetme.

Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar.

Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar. Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës”, ka vazhduar ai./klankosova