Një tjetër instalacion “Këpucët e kuqe” është vendosur në qytetin e Durrësit, këtë herë në Drejtorinë Vendore të Policisë.

Dy artistë të rinj durrsakë, David Kryemadhi e Ivo Moja të frymëzuar nga fushata “Këpucët e kuqe” sollën gjithashtu një qasje të re ndaj fenomenit të dhunës, pikërisht në një nga vendet ku kjo dhunë duhet të ndalohet.

Një “kartolinë” e madhe e titulluar Rozafati qëndronte në hyrje të komisariatit, ku të pranishmit shkruajtën thirrjet e tyre për të ndalur dhunën me bazë gjinore.

Të rejat gjimnaziste mbanin në duar kartonë me mesazhe sensibilizuese, që u thanë edhe nga gratë aktiviste, të cilat mbajtën fjalën gjatë aktivitetit.

Shefi i policimit në komunitet pranë Drejtorisë Vendore në Durrës, Karafil Xholi ka shpjeguar për kamerën e “DurrësLajm” punën e policisë në trajtimin e këtij fenomeni.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet dhe të mos e shohin si problem, që duhet të mbyllet brenda mureve të shtëpisë.

K.Gj.

Lexim i sugjeruar: