Ndeshja mes Valencias dhe Real Madrid, do të luhet më 2 Janar 2025. Vendimi është bërë i ditur nga La Liga, nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 2 Nëntor, por u shty për shkak motit të keq dhe përmbytjeve me shumë viktima që u regjisstruan në Valencia.

La Liga ka njoftuar se sfida do të zhvillohet më 2 Janar, por mund të ndryshojë sërish, pasi Sindikata e Lojtarëve në Spanjë, ende nuk ka dhënë dritën jeshile.

Fillimisht ishte vendosur që të kishte një pushim nga 24 Dhjetori deri më 2 Janar për të gjithë lojtarët, por me zhvillimin e ndeshjes Valencia-Real, lojtarët e dy ekipeve do të ishin të detyruar për të mos bërë pushime. Gjithçka pritet të zgjidhet në ditët e ardhshme.