25gusht 2015 – Një 24-vjeçar u arrestua dje pas një viti nga vendosja e një mine antitank në dyqanin e një krutani. Sherif Halili, banues në fshatin Halil në Fushë-Krujë, u arrestua mbrëmë falë hetimeve të kryera për të.
Sipas policisë, më datë 06.06.2014 në orët e para të mëngjesit shtetasi i mësipërm ka vendosur në dyqanin në pronësi të shtetasit B.Sh.banues në Krujë,një sasi lënde eksplozive.
Eksplozivi ka qenë në formën e një mine kundratank me një mbushje rreth 4 kg tritol dhe kishte një montuar një mekanizëm për shpërthim me anë të celularit. Autori i ndaluar pranon krimin dhe pohon se e ka kryer duke u shtyrë nga motive të dobëta. Por, nga hetimet e kryera dyshohet se Halili është porositur nga persona të tjerë për të kryer shpërthimin e telekomanduar.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe nuk bën me dije detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/