SPAK ka dorëzuar zyrtarisht ankimimin kundër vendimit të Gjyqtarit Erjon Çela për rigjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.
SPAK ka paraqitur në ankim argumentet ligjore se pse çështja duhet të rihapet dhe për Mediun të nisë gjykimi nga e para.
Më 27 korrik, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes. Një nga argumentet e Gjykatës ishte fakti se ishte parashikuar vepra penale pasi kanë kaluar 10 vite që nga shpallja e vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes.
Po ashtu sipas gjyqtarit Erjon Çela, kërkuesi, Prokuroria, viktimat apo trashëgimtarët e tij që të mundësohet rihapja e çështjes kërkohet paraqitja e provave të reja.
Gjykata e Lartë 2 muaj më parë shpalli moskompetencën për t’u shprehur lidhur me kërkesën e SPAK-ut për rihapje të dosjes për ish-ministrin dhe çështja i kaloi Gjykatës së Posaçme.





