Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka kërcënuar se nuk do të hezitojë të përdorë armët bërthamore ruse nëse është e nevojshme. Më tej tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të shërbente si një pengesë kundër një agresori të mundshëm dhe se nuk duhet të ketë hezitim në përdorimin e tyre nëse është e nevojshme.
Rusia do të fillojë vendosjen e armëve të rregullta bërthamore në Bjellorusi pas 7-8 korrikut, pasi objektet speciale të magazinimit të jenë gati, njoftoi disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin.