Përmes një statusi në rrjetet sociale bashkia e Durrësit fton të gjithë qytetarët dhe subjektet të mos vendosin më njoftime në shtylla, fasada apo në çdo vend tjetër të pa autorizuar.
Në njoftim thuhet se nuk duhet të prishet imazhi i qytetit të Durrësit nga këto postera, pasi investimet për mjediset publike kryehen me paratë e taksapaguesve durrsak.
Sipas postimit të bashkisë Durrës në “Facebook”, policia bashkiake do të marrë të gjitha masat ligjore për ata që shkelin ligjin duke abuzuar me pronën publike.
POSTIMI I PLOTË:
Bashkia e Durrësit fton të gjithë qytetarët dhe subjektet të mos vendosin njoftime në shtylla, fasada apo në çdo vend tjetër të pa autorizuar.
Mjediset dhe hapësirat publike janë të të gjithëve ndaj ti mbajmë ato sa më pastër sepse kështu i shërbejmë qytetit. Të gjithë bashkë të kontribuojmë për të mos lejuar prishjen e imazhit të qytetit tonë nga këto njoftime të vendosura kudo.
Policia bashkiake do të marrë të gjitha masat ligjore për ata që shkelin ligjin duke abuzuar me pronën publike.
Të gjitha investimet për mjediset publike kryhen me paratë e taksapaguesve, ndaj siç kujdesemi për shtëpinë tonë dhe sendet tona personale, duhet të kujdesemi edhe për mjediset dhe hapësirat e përbashkëta.