Ky trend është bërë shumë i popullarizuar kohët e fundit, kur flasim për vetullat. Vetullat e trasha janë ato çka po shohim gjithandej dhe me siguri nëse ju nuk i keni, doni t’i bëni të tilla
Mënyra më e fundit është përdorimi i limonit. Limoni përmban acid folik, përveç vitaminës C dhe B, dhe shumë ushqyes të tjerë efektivë që ndihmojnë në rritjen e vetullave.
Prijeni limonin në disa feta e më pas vendosni një fetë limoni mbi vetulla përreth 20 minuta. Shpëlajini vetullat me ujë të ngrohtë. Për pak javë do shihni rezultatin.
Këshillë: Shmangni ekspozimin në diell derisa të kenë kaluar të paktën dy orë pas aplikimit, pasi lëngu i limonit mund të zbehë ngjyrën e vetullave, kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.