Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës.

Përsa i përket zonave të destinuara për parkime publike Sako thotë se po vendoset sinjalistika përkatëse.

Kujtojmë se nisur nga problematika mjaft e rënduar e vendeve të parkimit nëpër rrugët dhe lagjet e qytetit, bashkia Durrës i propozoi KB-së në mbledhjen e datës 28 qershor 2021 miratimin e pikës nr.15 të rendit të ditës që kishte të bënte me vendparkimeve publike.

POSTIMI I PLOTË I EMIRIANA SAKOS:

Vijon puna e përditshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës. Po vendoset sinjalistika përkatëse në të gjitha zonat e destinuara për parkim publik në qytet.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që nëse konstatojnë abuzime në këto vendparkime ti telefonojnë menjëherë policisë bashkiake në numrin 052 232 250 për të denoncuar shkeljen e ligjit. Sipas vendimit të këshillit bashkiak këto janë të gjitha vendparkimet publike në Durrës:

Sheshi pranë Sfinks

Sheshi pranë Bar Portofino

Sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës

Sheshi në rrugën “Mars ‘91” Durrës

Sheshi pranë Hekurudhës Shqiptare me hyrje në rrugën “Mars ‘91”

Sheshi tek Mauzoleumi i Dëshmorëve

Sheshi në territorin e brendshëm të pallatit të sportit “Ramazan Njala”

Sheshi pranë tregut të fruta perimeve

Sheshi pranë tregut industrial