Komisioni i Venecias do të japë opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 me 16 tetor të këtij viti.
Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e gjykimit për padinë e kryebashkiakes Voltana Ademi për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të vitit 2019 dhe ju drejtua Komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni.
Dy vite më parë zgjedhjet lokale u mbajtën pavarësisht se opozita i bojkotoi.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e çdekretoi datën, por mazhoranca u fut në zgjedhje dhe fitoi në 61 bashki, edhe pse disa kryebashkiakë të PS u ‘dogjën’ nga dekriminalizimi.
Kuvendi inicioi një proces shkarkimi për Metën teksa iu drejtua edhe Komisionit të Venecias për dekretin e Metës. Në raportin final ‘Venecia’ konfirmonte se Meta kishte tejkaluar kompetencat, por jo se ai duhej fajësuar.





