Turistët tashmë përballen me gjoba €25-500 nëse nuk zbatojnë urdhrin, thanë autoritetet, që kanë kufizuar gjithashtu përdorimin e altoparlantëve dhe ndotjes akustike nga guidat e turistëve.
Tentativa më e fundit e zyrtarëve të Venecias për reduktimin e turmave në qytetin e lashtë lagunë, vjen me idenë e reduktimit të grumbullimeve festive në jo më shumë se 25 njerëz.
Zyrtarët kanë ndaluar gjithashtu përdorimin e mjeteve amplifikimit të zërit nga guidat turistike me qëllim të “mbrojnë paqen e rezidentëve” dhe për të siguruar që këmbësorët të lëvizin më lirisht.
Kufizimet e reja mbulojnë qendrën e qytetit dhe ishujt vendas Murano, Burano e Torcello.
Zhvillimi vjen pasi në prill Venecia u bë qyteti i parë në botë që nisi një sistem pagesash për të gjithë vizitorët, me qëllim dekurajimin e vizitorëve ditorë në periudhat e fluksit turistik.
Eksperimenti i çuditshëm zgjati vetëm një muaj dhe është parë me interes nga qendra të tjera turistike dhe raportohet se i ka lënë vendin një periudhe konsultimi për të vendosur sesi do të vazhdojë projekti në të ardhmen./TAR