Kuvendi i ri i diskutueshëm i Venezuelës ka nisur punen e tij me gjithë kundërshtimin e ashpër në vend dhe jashtë tij.
Në mesin e anëtarëve të Asamblesë Kushtetuese, të cilët u betuan një ditë më parë, janë edhe bashkëshortja dhe djali i presidentit venezueljan. Ne krye të asamblesë, u zgjodh mikja e ngushtë e Maduros, njëkohësisht ish-ministrja e Jashtme.
Betimi i 545 anëtarëve u shoqërua me protesta te dhunshme në kryeqytetin Caracas. Ndërkohë që mbështetësit e qeverisë festuan krijimin e asamblesë kushtetuese, demonstruesit e udhëhequr nga opozita u përleshën me policinë e cila shpërndau turmën me gaz lotësjellës. Disa dhjetra të plagosur u raportuan nga radhet e protestuesve.
Për presidentin Nikolas Maduro, Asambleja Kushtetuese është e nevojshme për të sjellë paqe pas disa muajsh krize. Por opozita thotë se organ i ri, i cili ka aftësinë për të rishkruar Kushtetutën, është një mënyrë për forcimin e pushtetit të Presidentit.