Ventouris Ferries, kompania e lundrimit me bazë në portin e Barit që ka linja për në Shqipëri e Greqi, ka zgjeruar flotën e saj me një traget të ri.

Trageteve ekzistuese të kësaj kompanie i është shtuar mjeti i ri lundrues Rigels III, (Regina della Pace), i gjatë 135 metra dhe në gjendje të lundrojë me shpejtësinë 20 nyje detare.

Ajo që bën diferencën mes kësaj anije dhe atyre ekzistuese është hapësira e madhe dhe shërbimet që ajo ofron. "Rigel III" ka një kapacitet prej 1850 pasagjerë, 950 shtretër dhe mund të imbarkojë 450 automjete.

Pasi t’i nënshtrohet punimeve për t’iu përshtatur standarteve të kompanisë Ventouris Ferries, trageti Rigels III do të nisë lundrimin në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas, duke filluar nga muaji mars 2017.