Mbetja e Italisë jashtë kampionatit botëror ‘Rusi 2018’ ishte një ngjarje vërtetë dramatike për italianët.

Opinioni sportiv dhe specialistët e futbollit ia atribuuan këtë dështim ish trajnerit të të kaltërve, Gian Piero Venturës, që me zgjedhjet e tij nuk arriti të kalojë kualifikohet në Play Off ndaj Suedisë.

E mesa duket, përveç italianëve, Ventura ka bërë të "qajë" edhe institucioni më i madh i futbollit botëror, FIFA. Ka qenë pikërisht kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, që për më tepër është edhe italian, ai që ka mbetur më i zhgënjyer nga eliminimi i Italisë.

"Mund të them se një botëror pa Italinë, është tragjik, por duhet të pranojmë se ata që janë kualifikuar e kanë merituar më tepër", tha kreu i FIFA-s gjatë një interviste.