Një 19-vjeçar algjerian është arrestuar nga policia e Durrësit.
Në Qendrën e Pritjes së shtetasve të Huaj, në Kareç, Maminas, shtetasi Mahsim Latrag, banues në Algjeri, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e e policisë se rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
Pas arrestimit, 19-vjeçari në dhomat e paraburgimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ka shfaqur çrregullime nervore duke kryer veprime të rrezikshme që cenojnë shëndetin e tij. Policia thotë se nga ana e uniformave blu i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar në nenet 236/2 të Kodit Penal.





