Trupi i njeriut është një koleksion kompleks i cikleve dhe sistemeve të shumta biologjike që shpesh janë të vështira për t'u kuptuar. Trupi ka një sërë mekanizmash mbrojtës që lëshohen në momente të caktuara në mënyrë të pavullnetshme të njeriut. Këta mekanizma na mbrojnë në çdo moment.
Ja disa nga mekanizmat mbrojtës që lëshon trupi dhe ju nuk i kishit kuptuar si të tillë:
Hapja e gojës
Qëllimi kryesor i këtij veprimi është qetësimi i trurit, pasi ai mund të jetë i mbingarkuar.
Teshtima
Zakonisht ne teshtijmë kur pasazhe të hundës janë të mbushura me mikrobe, pluhur ose irritues të tjerë. Teshtima është një mekanizëm mbrojtës dhe ju shpëton nga këto mikrobe.
Shtriqja
Shtriqja është një veprim që zakonisht ndodh pas gjumit. Ajo ju ndihmon të relaksoni muskujt, të riktheni rrjedhjen e gjakut dhe përmirëson qëndrueshmërinë.
Lemza
Diafragma lëshon një “zhurmë” që quhet lemzë në momentin që keni ngrënë sasi të mëdha ushqimi dhe sistemi nervor ju ka dhënë “sinjalin” për të ndaluar së ngrëni.
Rrudhosja e lëkurës
Rrudhosja e gishtërinjve është një fenomen që shkaktohet kur trupi ndeshet me rritje të sasisë së lagështisë. Kur lëkura fillon të ndryshojë dhe të rrudhoset ju paralajmëron që të ndërroni ambient.
Humbja e kujtesës
Në disa raste është mirë që të harroni gjërat, sidomos momentet e pakëndshme dhe të hidhura në jetën tuaj.
Mishi kokrra kokrra
Bëhet zakonisht kur ndryshoni temperaturë dhe ju tregojnë diçka të papëlqyeshme për ju. Ky veprim ju lajmëron të mos shqetësoheni dhe të shkoni në një ambient më të ngrohtë.
Lotët
Pavarësisht nëse janë lot gëzimi apo hidhërimi ato ju mbrojnë mukozën e syrit, nga pluhurat apo elementë të tjerë.
Burimi: Bright Side