Kjo video tregon momentet kur një shtetas shqiptar ka tronditur banorët e Varese-s në Itali me veprimet e tij.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga mediet italiane qe kane raportuar lajmin, punonte si shpërndarës kafeje.

Ai ka dalë jashtë kontrollit dhe është shtrirë në rrugën “Parini 25” në Gallarate duke ulëritur, sulmuar kalimtarët dhe makinat që kalonin. Gjithashtu ai ka sulmuar dhe pronarin e një lokali si dhe ka thyer xhamat e disa ndërtesave.

Në videon e publikuar nga mediat italiane duket shqiptari i shtrirë në tokë, teksa bërtet me të madhe ‘Ndihmë! Ndihmë! O zot i madh më merr atje lart”.

Dy policë i kanë vendosur prangat, por e kane pasur shumë të vështirë dhe kanë përdorur sprajt dhe piper djegës për ta neutralizuar.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe disa kalimtarë.