Politikani gjerman, anëtar i Parlamentit Europian dhe zëdhënës për Punët e Jashtme i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler shpreh shqetësimin për kalimin e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të njëanshme.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se nuk mund të jetë e pranueshme për asnjë që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral.
STATUSI NGA MICHAEL GAHLER
Për miqtë që kanë interes për Shqipërinë: Më vjen shumë keq që mazhoranca shqiptare prishi konsensusin e arritur me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën. Nuk mund të pranohet për askën që qeveria “Rama”, e cila kërkon negociatat e pranimit me BE-në, të fillojë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale. Nëse kjo qeveri do me ndershmëri negociatat e pranimit me BE-në, si mund të mohojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.
Grupi i PPE do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës, në lidhje me Kodin Zgjedhor, dhe do të kërkojë fuqishëm të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. I takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.





