KORE E JUGUT, 23 prill 2013– Një gjest i thjeshtë, në pamje të parë i Bill Gates ka nxitur një reagim të jashtëzakonshëm në Korenë e jugut. Shumë koreano jugorë janë irrituar mjaft për një gjest që ndoshta në kulturën tonë nuk do të komentohej kaq shumë.
Kreu i Microsoft-it teksa i ka dhënë dorën lideres koreane, Park Geun-Hye, dorën tjetër e ka mbajtur në xhep.
Kjo e fundit është ndier mjaft e fyer dhe e ka akuzuar pasanikun amerikan për injorim.
Në kulturën e Koresë së jugut dhe pothuajse të gjithë Azisë, të mbash një dorë në xhep teksa takon dikë, konsiderohet si një gjest tejet fyes.
Për një arsye të tillë, 57-vjeçari Bill Gates, është vënë në qendër të polemikave në Seul.





