“Vepro si një reinxher, mbro natyrën”. Me këtë moto është zhvilluar aktiviteti në sheshin Taulantia në Durrës, në kuadër të Ditës Botërore të Renxherave.
Aktiviteti është mbajtur nga Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtuara dhe Ministria e Mjedisit që janë bërë pjesë për herë të parë e ditës së Reinxherave. Në kuadër të kësaj nisme janë shpërndarë fletëpalosje për të gjithë publikun me mesazhet për të mbrojtur natyrën, sepse natyra është e të gjithëve dhe i përket të gjithëve.
Qëllimi i Reinxherave është mbrojtja e biodiversitetit të natyrës. Në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast mori pjesë zëvendësministri i mjedisit, Kledi Xhaxhiu, i cili përcolli mesazhin e mbrojtjes së natyrës e të biodiversitetit.
Në të 12 qarqet e Republikës u hapën stendat për të përkujtuar reinxherat që kanë humbur jetën në mbrojtje të natyrës, e duke luftuar shkelësit e ligjit.





