Vreshti “DUKA” shtrihet në kodrat e Ishmit, midis pyllit dhe me drejtim jugor. Poshtë këmbëve të kodrave zgjatet Adriatiku. Vera që prodhohet nga kantina “Duka” e cila është produkt i vreshtave të kodrinave të Ishmit, në tokë mjaft cilësore dhe që rrihet nga dielli gjatë, ka bërë që kjo verë të jetë mjaft cilësore dhe mjaft e preferueshme në tregjet kombëtare e ndërkombëtare.
Njerëz të medias, sportit, kulturës, nën një organizim të shkëlqyer mbrëmjen e shkuar kanë shijuar verërat e kantinës “Duka” nën tingujt e muzikës live. Vreshti është një vepër agronomike dhe inxhinierike gjithashtu, me një peizazh të bukur dhe të vizitueshëm nga pushues vendas dhe të huaj, i përshtatshëm për të organizuar edhe kampingje ditore të turizmit rural.
“Vlera shumë e lartë e lëndës së parë, teknikat moderne dhe profesionale të prodhimit të verës, ambalazhimi dhe etiketimi, plotësojnë të gjitha ato kërkesa që i kërkon vera me cilësi të lartë”, thotë Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë.
Vreshti rrethohet nga pylli dhe nuk ekziston mundësia e ndotjes nga pluhurat e tymrat. Mbrojtja e hardhisë dhe rrushit nga sëmundjet dhe nga insektet dëmtuese është realizuar me produkte të regjistruara për bujqësinë bio. Ujitja e hardhisë bëhet me ujë rezervuari i izoluar nga kullesat e parcelave fqinje, ndërsa rezervuari ujit rrethohet nga pylli.
Agroturizmi është prioritet për investitorët. Nëse konsumatori do kishte fatin të vizitonte këtë vreshtë, do e shijonte më shumë verën e ardhur prej tij. Besueshmëria është shije më vehte.
Këto verëra hyjnë në kategorinë e verërave të forta dhe këshillohet që të shoqërohet me mish të pjekur dhe peshk. Këto verëra janë riaftësuese për shëndetin e njeriut, për asimilimin e ushqimeve, për të sëmurët kardiakë; ndihmon shumë në pastrimin dhe zbukurimin e lëkurës së fytyrës etj.