Sot gjithë bota feston Shën Valentinin, ndonëse në kushte jo normale. Shumë zgjedhin këtë ditë për t’i shprehur dashurinë njeriut të zemrës. Edhe regjisorja, Vera Grabocka, e ka uruar Shën Valentinin, por me një poezi nga bashkëshorti, aktori, Timo Flloko. Grabocka ka postuar në Instagram një video të disa viteve më parë, ku dëgjohet Flloko teksa reciton. Ndërsa poston videon, Vera shkruan:
“Dashuria është përgjigjja e vetme! “Pa dashuri bota do te shuhej..!”
Me këtë varg te Timo Flloko, ju uroj Gëzuar Shën Valentinin!”





