24gusht 2015 – Prej disa ditësh janë regjistruar disa raste përdhunimi ose të mbetura në tentativë. Në Ksamil javën e kaluar u arrestua një 38 vjeçar se ngacmoi seksualisht një fëmijë 8 vjeç, ndërsa dje në Gjirokastër u kap një burrë 48 vjeç se u fut me forcë dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, të sapokthyer nga Greqia.
Pa u harruar këto histori, një 22-vjeçar nga Belshi i Elbasanit tentoi të përdhunonte një të mitur. Shkëlqim Çapja është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit i akuzuar se kishte hyrë në banesën e 16-vjeçares I.M. dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë jashtë dëshirës së saj.
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Çapjajt, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/